Fatos Nana është takur mesditën e sotme edhe me krytarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi, në vazhdën e takimeve që ai po zhvillon me krerët e partive për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi pas takimit me Nanon, në një njoftim të shkurtër për mediat deklaroi se çështja e Presidentit të ardhshem të Republikës patjetër duhet të kalojë përmes një proçesi negociatash me të gjitha forcat politike dhe emri i përzgjedhur, duhet të jetë mbi palët.
Ndërsa Fataos Nano ka theksuar se "Jemi në rrugën e duhur për të zgjeruar dialogun mes drejtuesve të politikës, jo vetëm në funksion të zgjidhjes së çështjes së presidentit, por edhe si objektiv i përshpejtimit të reformave për integrimin e vendit”.