English

Kush do kg më pak, duhet të flerë më shumë. Studim

Harrojini seancat e mundimshme në palestër dhe duke numëruar pafund kaloritë. Kur mund të jetë një mënyrë shumë më relaksuese fjetja e disa orëve më shumë gjumë aq më tepër kur keni një prirje gjenetike për të grumbulluar kg më tepër pohojnë shkencëtarët.
Fjetja më pak se shtatë orë në natë inkurajon gjenet të shkaktojnë shtim në peshë, ndërsa duke marrë më shumë se nëntë orë ndodh e kundërta.

Studimi u bë në më shumë se 1000 çifte midis tyre binjakë dhe jo binjakë.
Te binjakët për të vërtetuar se shtimi në peshë përveç gjeneve shkaktohet dhe nga faktorët e mjedisit pasi binjakët ndajnë të njëjtat gene.

Universiteti i Uashingtonit sugjeroi se mungesa e gjumit në jetesën plot tension moderne mund të kontribuojë për trashje.
Ata thanë se sasia mesatare e gjumit të marrë çdo natë ka rënë nga një orë e gjysmë gjatë shekullit të kaluar.
Ata shkruan: "Shoqëria moderne me teknologjinë e saj kudo, shpesh mund të shkaktojë një disfatë midis nevojës së gjumit dhe aktualizimit të gjumit.
Mungesa e gjumit mund të ndikojë në peshë duke ndikuar në hormone dhe metabolizëm, thanë ata.
Shkencëtarët Vitin e kaluar në Universitetin e Warwick raportuan se mungesa e gjumit mund të shkaktojë tension të lartë te gratë, por nuk ndikon te meshkujt.
Gratë që flinin për pesë orë ose më pak kishin dy herë më shumë gjasa të kenë tension të lartë se ato që flinin për shtatë.


KOMENTE