English

Nëna fotografonte fëmijët e saj lakuriq, për të kënaqur të dashurin e saj pedofil

Një nënë në një fshat të Londrës është arrestuar pasi ka filmuar fëmijët e saj fshehurazi, lakuriq vetëm për të plotësuar dëshirat e të dashurit të saj pedofil.

42 vjeçarja që emri nuk i bëhet i njohur për arsye hetimi, ishte njohur me të dashurin e saj 51 vjeçar ku dhe kishin nënshkruar një kontratë të çuditshme, ku ai i kërkonte asaj të bëhej skllave seksi dhe që ajo kishte pranuar.

Gjykata e qytetit Crown e dënoi nënën me 15 muaj burg dhe të dashurin me 3 vjet burg, pasi ju gjetën 1 269 foto.
Gjykata u shpreh se nëna nuk ishte në gjendje të mbronte fëmijët e saj dhe burri 51 vjeçar ishte i rrezikshëm pasi për epshet e tij seksuale gjuante këto lloj nënash për tu afruar fëmijëve sa më tepër.

KOMENTE