Ajo sapo ka deklaruar se kurrë nuk do të shihet në publik.
Por, pasi u përmbyt me kërkesa nga tifozët, Courtney Stodden ka vendosur të heq dorë nga make-up.
Nusja e re siç është quajtur, e cila është e martuar me 51-vjeçarin Doug Hutchison, vendosi të pozojë fotot e saj pa pagesë duke fshirë make-up-in.
Ndryshe nga herët e tjera që dukej më e madhe se 17 vjeç, ajo pa make-up duket e freskët dhe ëngjëllore.
Ajo tregon veten gjatë një banjo në vaskë si dhe më pas duke reklamuar të brendshmet e saj.
Ajo ka realizuar dhe një këngë "Reality" për të cilën shprehet se bashkëshorti nuk e ndihmon për këngën por ajo punonte me orë të tëra në dhomën e gjumit duke e përsëritur atë, për t'i bërë dhe surprizë.
Gjithashtu ajo tregon se nuk e kishte takuar më parë burrin e saj deri ditën që i propozoi, por kishin folur vetëm në internet.