English

4 vjeçarja luan solo në piano. Talent i rrallë

Vogëlushja 4 vjeçare Mimi Zou, që ka çuditur të gjithë në Britani.

Ajo është vetëm 4 vjeç dhe ka luajtur Solo në piano para një publiku të gjerë në Britani.

Ishte më e reja e solistëve që luajtën në Royal Albert Hall.

Ajo ka vetëm një vit që studion piano, dhe vazhdon klasën e saj të pestë në kolegjin e motrave Wellington, në Kinë.
Ajo ka nisur të luajë piano pasi shihte vëllain e saj 11 vjeçar.
Drejtori i shkollës së saj tregon se është mjaft e qetë kur studion dhe ajo vetëm 3 orë në ditë i kushtohet pianos.

Nëse do të ketë një kujdes të vazhdueshëm ajo do të jetë një e ardhme e madhe në botën e muzikës.

KOMENTE