Mesfushori i Bolton, Fabrice Muamba nuk i ka mbajtur dot emocionet pasi është kthyert në stadiumin Reebok për të përshëndetur turmën që brohoriste dhe këndonte
24-vjeçari ishte i pranishëm për të parë Bolton, pas pësimit të një arresti kardiak më 17 mars.
Muamba doli nga spitali më 16 prill dhe thotë mbështetje e tifozëve ka qenë "e madhe" dhe vendimtare për të që ai u kthye në jetë.
Ai ka thënë:
" Faleminderit nga thellësia e zemrës të gjithëve, ju jam mirënjohës dhe çdo ditë keni qënë në mendjen time"
Pas përshëndetjes në stadium Muamba bëri rrugën e tij në dhomën e zhveshjes në shtëpi, ku çdo anëtar i ekipit e përqafoi atë.
Ai u takua me lojtarët e Tottenham Hotspurs që kishin lajmëruar ndihmën e shpejtë për gjendjen e tij, si dhe menaxherin Harry Redknapp.