English

Sekreti për jetëgjatësinë zbulohet në përbërësit e verës së kuqe

Shkencëtarët pohojnë se kanë zbuluar sekretin se si një përbërës në verën e kuqe mund të jetë çelësi për një jetë më të gjatë.
Përbërësit e verës kryesisht komponenti resveratrol, përbëjnë një mrekulli në anti-plakje si dhe kanë aftësi për të punuar kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe trashjes, me të vërtetë rrit energjinë në qelizat e trupit.

Studiuesit u shprehën se vera rrit energjinë pra "ndez" genin SIRT1 që është çelësi për jetëgjatësinë dhe energjinë
Komponenti resveratrol ka treguar se ka përmirësuar shëndetin në minjtë që kishin yndrna të larta dhe ka rritur jetëgjatësinë e tyre.

Tani shkencëtarët amerikanë thonë se kanë zgjidhur misterin dhe duke sjellë më afër perspektivën e një ilaçi që do të japë përfitime ekuivalente shëndetësore në 8.000 shishe me verë të kuqe.
Ata gjetën përbërës që rrit aktivitetin Mitochondrive, qeliza të energjisë,që janë thelbësore për jetëgjatësinë dhe shëndetin e përgjithshëm.
Pa genin SIRT1 Mitochondria nuk punon." Studimi i fundit tregoi se si resveratrol rrit aktivitetin e energjisë në gjenerimin e qelizave me anë të një gjeni të quajtur SIRT1.

Por minjtë me SIRT1 normal tregua rritje dramatike në energji pas ekspozimit ndaj resveratrol.

Kjo është një arritje shumë e madhe që do t'i japë një hap të madh mjekësisë.
Rezultatet janë publikuar dje në revistën "Metabolizmi qelizor"

KOMENTE