English

Syri lotonte pasi prapa hundës fshihej tumori

Është shumë e rëndësishme të njohim simptomat e ndryshme që na shfaqen lidhur me problemet. Asnjëherë nuk duhet neglizhuar vizita te mjeku.

Vajza 19 vjeçare Tasha Jilka u diagnostikua me kancer, pas disa vizitave mjekësore.
Ajo që në moshën 16 vjeçare kishte filluat të kishte pçrobleme me lotimin e njërit prej syve.

Meqë ishte dhe periudha e të ftohtit, ajo mendoi se i shkaktohet nga make-up dhe nuk i kushtoi shumë rëndësi por vetëm nuk bënte më, make-up.

Por syri nuk pati përmirësim deri sa ajo shkoi ne mjeku.
Mjekët nuk ishin në gjendje të përcaktonin por pas disa vizitash në një periudhë kohore asaj ju tha se një kanal i lotit ishte i bllokuar. Por pas hundës së saj fshihej një gungë. Pas biopsisë së kësaj gunde ajo u diagnostikua me kancer, neuroblastoma e nuhatjes.
Tasha bëri dy operacione tepër të vështira pasi ishte e pamundur ndërhyrja pa prishjen e konstruktit të fytyrës.
Dhe operacioni i dytë ishte për rindërtimin e fytyrës.
Ajo tani shprehet e lumtur edhe pse akoma nuk ka fituar të qënit mirë tamam, ajo punon dhe në mbledhjen e fondeve për kërkimet e kancerit te moshat e reja.

Simptomat

Tumori mund të jetë i ngadalshëm në rritje ose agresiv. Nuk mendohet të jetë i trashëguar dhe shkaku është i panjohur.
Simptoma të përbashkëta përfshijnë një pengesë të hundës, ndryshimet në ndijimin e erës, dhimbje fytyre, sytë e përlotur dhe ndryshimet në vizion.
Rreth 1,200 raste janë diagnostikuar pasi gjendja u diagnostikua së pari në vitin 1924. Duket të ndikojë në të dy gjinitë.
Trajtimet përfshijnë operacion, terapi rrezatimi, dhe ndoshta kimioterapi.
Pas operacionit mbijetesa varion në varësi të fazës dhe llojit të tumorit.


KOMENTE