English

Vritet Eduart Dollapaj dhe Kaçanik Gjuriqi në Tropojë

Gjatë orëve të natës dy persona janë vrarë në Tropojë ndërkohë policia ka bërë të mundur dhe arrestimin e vrasësit që këtë herë është një grua.

Rreth orës 02-45 në lagjen “Partizani” të qytetit të Bajram Currit 31-vjeçarja Manjola Dollapaj ka vrarë me armë bashkëshortin e saj Eduart Dollapaj 34 vjeç dhe 27-vjeçarin Kaçanik Gjuriqi.

Pas arrestimit të Manjola Dollapaj, nga ana e policisë, ajo ka pranuar autorësinë e krimit, por akoma nuk bëhen të ditura shkaqet e krimit makabër.

KOMENTE