English

Respekt dhe nderim dëshmorëve të Atdheut

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka zhvilluar sot homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Zoti Basha është përulur me nderim dhe respekt për të gjithë ata që dhanë jetën për çlirimin e vendit, lirinë e kombit dhe një jetë të sigurtë për të gjithë qytetarët shqiptare.

Në këtë ditë të nderimit të heronjve tanë, Krytari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka zhvilluar vizita në familjet e Dëshmorëve të Kombit. Basha zhvilloi një vizitë në familjen e Heroit të Popullit Sulejman Sefer Cenomeri. Zoti Basha theksoi se më e pakta që mund të bëjmë për heronjt e kombit, ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, është t’i nderojmë dhe me punën tonë të ndërtojmë qytetin që ata kanë endërruar rreth 70 vjet më parë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha vizitoi edhe familjen e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari. Zoti Basha vlerësoi kurajon dhe guxim e Azemit për t’u vënë në krye të Lëvizjes Studentore që çoi në rrëzimin e regjimit diktatorial dhe i hapi rrugë realizimit të ëndrrave të shqiptarëve anëtarsimit në NATO, lëvizjes së lirë në mbarë Europën dhe ecjes drejt anëtarsimit në BE.

Në këtë ditë, një nderim i veçantë shkon dhe për ish ushtarët e UÇK-së. Kryetari i Bashkisë së Tiranës u ndal në familjen e Heroit të Kombit Skerdilajd Llagami, i njohur me pseudonimin “Komandant Shpendi”. Zoti Basha u angazhua për ngritjen në Tiranë të një memoriali në përkujtim të komandant Shpendit i cili u bë pjesë e tri luftrave për liri, si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë, më pas në atë të Luginës së Preshevës si dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni. Skerdilajd Llagami ra më 29 qershor të vitit 2001 në fshatin Begovi afër Tetovës.

KOMENTE