English

Tabitha mbijetoi 1 orë e 45 minuta në lavatriçe

Ngjarja ka ndodhur në Afrikën e Jugut ku një grua Karin Bennett, 63 vjeç ka kontrolluar gjithandej për macen e saj Tabitha dhe nuk e gjeti.

Ajo kontrolloi dhe te shtëpia q fqinjës pasi macja shpesh shkonte për vizitë atje, por nuk e gjeti.

Zonja e dëshpëruar kishte futur rrobat në lavatriçe që më parë për të larë shkoi e vuri në punë.

Pasi e vuri,shkoi jashtë për të blerë disa gjëra.Kur u kthye dëgjoi një mjaullimë të çmendur që vinte nga lavatriçja, por nuk i kushtoi rëndësi pasi e kishte pasur të prishur dhe pas rregullimit mund të kishte ndonjë ndryshim.

Por më pas ajo pa në xhamin e lavatriçes 2 sy që ndritnin dhe e kuptoi se macja ishte brenda. E tronditur ndali lavatriçen dhe nuk e hapte dot nga frika pasi mund ti binte të fikët dhe thirri dikë për ta ndihmuar.
Hoqën në fillim korrentin dhe pastaj e hapen atë. Macja qe bërë një grusht.
Zonja e çoi te veterineri dhe ajo kishte marrë ujë në mushkëri dhe vuante nga hipotermia.
Pas 5 orësh qëndrimi në klinikë macja erdhi në shtëpi dhe është mirë por në kujdes dhe kontroll.

KOMENTE