English

Hemorragjitë, Ishemitë cerebrale shifra të larta në Shqipëri (VIDEO)

Shifra alarmante po jepen në Shqipëri lidhur me problemet e hemorragjisë cerebrale dhe ishemitë cerebrale.
Hemoragjia dhe ishemitë cerebrale, shkaktohet nga hipertensioni arterial dhe janë shumë të rrezikshme pasi sjellin vdekjen e menjëhershme nëse nuk është dhënë ndihma e duhur brenda një kohe të shkurtër.
Për këtë mjekët neurokirurgë bëjnë thirrje që me të parë shenjat e para duhet të shkojnë direkt në qendrat shëndetsore më të afërta pasi tani për fat të mirë të gjitha janë të pajisuar me një sistem që pas ekzaminimit të menjëhershëm ato dërgojnë të dhënat në pavionin qëndror në Tiranë, për të marrë ndimën më të specializuar kur paraqiten rastet e vështira.
"Pacientët dhe familjarët që ndeshen me këto sëmundje duhet të kërkojnë në mënyrë urgjente kryerjen e skanereve dhe rezonancave në sistemin publik të urgjencave që është në të gjithë Shquipërinë. Dhe menjëherë do të bëhën të transmetueshme në qendrën tonë këtu dhe nuk humbim kohë. Nëse do të jenë në diagnostikat e hershme brenda këtij sistemi, ne mundet që brenda një afati 3 deri në 6 orë të bëjmë heqjen e trombit, që është një miniteknikë mjaft eficente në të tilla raste", thotë shefi i Pavionit të Neurologjisë në QSUT, Mentor Petrela.
957

KOMENTE