English

Jozefina Topalli ka festuar ditën e luleve në Shkodër

6 Maj, njihet në qytetin e Shkodrës dhe qytete të tjerë të Shqipërisë, si Dita e Verës, ose Festa e Luleve. Me këtë rast, në qytetin e Shkodrës, bashkia organizoi një sërë aktivitetesh kulturore dhe artisitike me pjesëmarrjen e qindra të rinjve, fëmijëve dhe qyetarëve shkodranë. Subjekt i festës ishin lulet, ku e gjithë atmosfera festive, përfshinte shumëllojshëmrinë dhe sfondin e bukur të tyre.

Kryetarja e Kuvendit, pjesëmarrëse në këtë festë shijoi nga afër panairin e pasur të luleve dhe gjelbërimit, të hapur në qendër të qytetit e përgjatë Pedonales. Më pas, ajo ndoqi nga afër ekspozimin e shumë pikturave dhe punimeve të tjera artistike, vepra të artëdashesve të ndryshëm. Pjesë e festës së Luleve në Shkodër ishte dhe Panairi artizanal, ku Kryetarja e Kuvendit vizitoi nga afër stendat e hapura të dhjetra bizneseve shkodrane dhe të zonave përreth, që kishin ekspozuar punime e tyre. Për mediat e pranishme gjatë aktiviteteve të sotme, Kryetarja e Kuvendit, u shpreh:

“Qyteti i Shkodrës e ka traditë këtë festë të veçantë, që quhet festa e Luleve. Edhe pse unë jam lindur e rritur në këtë qytet, është shumë interesante ajo, që mua vazhdon të më impresionojë, se ky qytet, këta njerëz i duan lulet, e duan të bukurën, e do pikturën, e do muzikën; e do artin dhe kulturën. Kjo e bën këtë qytet, ndoshta të veçantë nga të gjithë qytetet e tjera. Unë dua t’i përgëzoj të gjithë qytetarët e Shkodrës, të cilët e gëzojnë këtë ditë, si një ditë shumë të veçantë. Kjo është një ditë shumë e bukur, e shoqëruar me një panair të punimeve të dnryshme, dhe në të njëjtë kohë, me ekspozita të piktorëve që ndoshta nuk u dihet emri, por veprat e tyre janë realisht jashtëzakonisht impresionuese, të veçanta, ku flet shpirti, ku flet e bukura, ku flet vetë jeta, ku flet optimizmi."

KOMENTE