Është një ndjenjë e veçantë për çdo anëtar të familjes kur largohet nga shtëpia.
Jemi larg, punojmë gjithë ditën, na mungojnë fëmijët anëtarët e tjerë të familjes, por pse jo dhe qentë.
Kur i zoti largohet nga shtëpia në punë qeni, të shikon me një habi dhe një keqardhje.
Por ka pronarë që janë mjaft të lidhur me kafshët e tyre aq sa duan të dnë se çfarë po bëjnë qentë e tyre gjatë ditës.
Për këtë ëndra e pronarëve të qenve është kthyer në realitet.
Një linjë falas video-skype dhe ju mund të shihni se si është qeni juaj në shtëpi.
Ideja është duke u zhvilluar në SHBA, ku pronarët e qenve janë duke krijuar një llogari në Skype në emër të qenit të tyre. Një ndryshim i vogël ku lexon settings(në llogarinë tuaj)dhe makina e zgjedh automatikisht kur ju i telefononi atyre në shtëpi.
Agjenti i pronave Tom Roszkowski, rregullisht kontrollon qenin e tij që nga zyra në New York.
Nga statistikat thuhet se një e treta e njerëzve që mbajnë qen, preferojnë ta kalojnë pushimet me qentë se me fëmijët e tyre madje mërziten më shumë kur i humbasin ata se sa njerëzit e dashur.