Suri dhe Pluton Cena, vëllezër përkatësisht 46 dhe 36 vjeç, janë arrestuar nga policia e Komisariatit nr 4 Tiranë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë gjuajtur me sende të forta dhe shqelma 4 policë të cilët kishin shkuar për shuajtjen e konfliktit.
Vëllezërit Cena janë arrestuar dhe do të përballen me akuzat që ngrihen ndaj tyre.