Kryeministri Berisha priti sot në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Meteorologjisë, zotin Michel Jarraud.
Zoti Jarraud e falënderoi kryeministrin për pritje e ngrohtë e miqësore dhe i shprehu atij gatishmërinë e Organizatës Botërore të Meteorologjisë për të mbështetur Shqipërinë me asistencë teknike në “know-how”, etj, si dhe për të konsoliduar bashkëpunimin midis agjencisë dhe Shqipërisë në fushën meteorologjisë, duke marrë në konsideratë rëndësinë e madhe që kjo fushë ka në ditët e sotme kur në mbarë planeti por dhe rajon dhe Shqipëri ndihen pasojat e ndryshimeve klimaterike, të cilat reflektohen në fatkeqësi të ndryshme natyrore, si përmbytje, etj.
Kryeministri Berisha e falënderoi përzemërsisht për gatishmërinë për të konsoliduar me tej bashkëpunimin me Shqipërinë në këtë fushë, e cila është një ndër anëtaret me të hershme të OBM-së dhe e garantoi atë se qeveria shqiptare është vendosur të marrë të gjitha masat për përditësimit të kuadrit të plotë ligjor në këtë fushë dhe është shumë e interesuar për të bashkëpunuar me OBM-në dhe me rrjetet e tjera që ekzistojnë sot në Evropë por edhe më gjerë, si një faktor i rëndësishëm për përballimin me sukses të çdo lloj problematike që mund të rrjedhë nga fatkeqësitë natyrore apo ndryshimet klimaterike.