English

Dita ndërkombëtare e Talsemisë

Sot është dita ndërkombëtare e Talasemisë. Me rastin e kësaj dite objektivi kryesor është sensibilizimi i popullatës për të njohur sa më mirë këtë sëmundje si dhe aktivitete të ndryshme edhe për dhurimin e gjakut pasi është kushti kryesor që të prekurit nga kjo sëmundje marrin vazhdimisht gjak.

Çfarë është talasemia?

Talasemitë janë një grup sëmundjesh trashëgimtare të karakterizuara nga një defekt gjenetik i sintezës së hemoglobinës, një proteinë e rruazave të kuqe të gjakut. Hemoglobina çon oksigjenin në të gjitha organet. Pra shkaktimi i anemisë dhe mos mjekimi përmes hedhjes së gjakut, do të çojë në mosfunksionim të organeve jetësore. Një ose më shumë defekte në hallkat e këtij zinxhiri shkaktojnë lloje të ndryshme talasemie, në menyrë të veçante alfa-talasemitë dhe beta-talasemite.

Alfa-talasemitë gjenden më të perhapura në Afrikë, Azinë jugore, Indi, vèndet e lindjes, Kinën jugore dhe në ndonje rast në vendet e Mesdheut.

KOMENTE