Këngëtarja 26 vjeçare Katy Perry, ka filluar një reklamë veshjesh për femra dhe David Beckham për meshkuj, për kompaninë prestigjoze Adidas.
Ylli amerikan shihet se si ato mund të përdoren gjatë ushtrimeve gjimnastikore në palestër.
Këto veshje janë prezantuar që në mars të këtij viti dhe do të vazhdojnë deri në vitin tjetër për të prezantuar modelet e raja.
Katy Perry ka prezantuar në Kaliforni ndërsa Beckham në Londër.
Ne të gjithë kemi një arsye për të vrapuar. Shikoni David Beckham, Lionel Messi, Derrick Rose dhe Katy Perry që vrapojnë të gjithë për arsyen e tyre. Cilado qoftë arsyeja, kudo që të jeni, vraponi sa më larg dhe të gëzoni çdo hap që hidhni.