Keith Martin 42 vjeç është cilësuar si njeriu më i shëndoshë në botë.
Ai ka 10 vjet që nuk ka dalë nga shtëpia e tij pasi nuk mund të lëvizë. Ai ka ngrënë deri në 20 mijë kalori në ditë.
Por pasi mjekët i kanë thënë se nuk do të mbushë as 50 vjeç nëse vazhdon në këtë mënyrë. Ai duhet të bëjë një ndryshim drastik.
Ndaj nën kontrollin e mjekëve ka filluar një diet deri në 1500 kalori në ditë që nuk ka qënë e lehtë për Martin por ja ka arritur.
Ai nuk fajëson askënd për shëndetin e tij, por dëshiron që të jetë përsëri ashtu siç ka qenë.
Ai filloi të hante ushqim sipas dëshirës dhe gjithmonë të gatshme pasi nëna e tij vdiq dhe ai ishte i lirë të hante çdo gjë.