English

Topalli vizitë zyrtare në Slloveni

Me ftesë të homologut të saj slloven Dr. Gregor Virant, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u nis për një vizitë zyrtare në Slloveni.

Gjatë vizitës dy ditore në Slloveni, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli do të zhvilloj takime me zyrtarët më të lartë të shtetit slloven.

Znj. Jozefina Topalli do të pritet në takime të veçanta: nga Presidenti slloven, Dr. Danilo Türk, Kryetari i Parlamentit slloven, Dr. Gregor Virant, Kryeministri slloven z.Janez Janša si dhe nga ministri i Jashtëm z.Karl Erjavec.

Vizita zhvillohet në kuadër të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar si një fushë shumë e rëndësishme bashkëpunimi si dhe intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat.

Mardhëniet midis dy vendeve tona janë marrëdhënie shumë të mira. Sllovenia ka dhënë mbështetje të vazhdueshme në procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian, e në veçanti për përmbylljen me sukses të dosjes së liberalizimit të vizave për Shqipërinë.

KOMENTE