Hidrocentrali i Lana-Bregasit është blerë nga ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve të Tiranës për rreth 15 milion euro, i cili ishte në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës.
“Sot ne paguajmë rreth 360 mijë dollarë në muaj, ose rreth 4 mln dollarë në vit vetëm për dritat. Ndaj brenda një afati 5-vjecar, sasia e parave e marrë kredi nga Drejtoria e Ujësjellës-kanalizimeve për blerjen e këtij HEC-i, justifikon veten”, deklaroi kreu i Ujësjellës-kanalizimeve, Sahit Dollapi.