English

Bëmë seks, pasi nuk ishin të komunitetit tonë. Arrestohet banda

Ka përfunduar sot në Britani nga autoriteti më i lartë i drejtësisë, çështja shumë e përfolur e një grupi meshkujsh prej 9 vetash të cilët kanë abuzuar duke kryer mardhënie seksuale me vajza të moshës 13 vjeçare.

Të 9 personat sot u dënuan në total me 77 vjet burg, secili sipas akuzës.

Akuza ishte se abuzimi ishte për shkak se vajzat nuk ishin të vendit dhe fesë së tyre.
Të gjithë ishin nga pakistani dhe kishin disa vite që abuzonin me vajzat duke i premtuar para, ushqime, përmes alkolit dhe drogave që u jepnin për ti futur në kurthe.
Kulmi i abuzimit kishte arritur kur një vajzë qe përdhunuar nga 20 meshkuj.
Kur ishin arrestuar disa prej tyre kishin thënë se nuk ishin të komunitetit tonë ndaj dhe e bënim ndërkohë pas dënimit u shprehën se gjykata veproi se na quan racistë.
Ndërkohë gjykata veproi sipas ligjit dhe nuk e kanë përzierë çështjen e racizmit, por të dënuarit kishin një lakmi dhe epsh të sëmurë, pasi vetë kishin deklaruar:
Vajzat këtu janë mendjelehta dhe nuk ke nevojë t'i thuash 2 herë për tu takuar me to.
Ndërkohë një përfaqësues i myslymanëve u shpreh se kjo bandë është një turp për komunitetin tonë dhe për familjet e tyre.
Gjyqi u realizua me masa të forta sigurie dhe policë të shumta nga frika e ndonjë proteste të mundshme.

KOMENTE