Diplomat në Shqipëri nuk janë fare problem, i merr kur të duash dhe për çfarë të duash shprehen qytetarë e thjeshtë sapo u drejton mikrofonin për t'ju përgjigjur një pyetjeje të tillë.
Por si është e mundur? A do të vazhdojë një gjë e tillë në të ardhmen?
Për këtë duke ju referuar dhe çështjes "Bossi" anëtaret e Komisionit të Medias dhe Kryetarja e këtij Komisioni, Valentina Leskaj ka kërkuar që ministri i Arsimit të jetë në komision për këtë çështje.
Leskaj thekson: "Nuk është çështje e një emri, por është çështje e një fenomeni që është i rrezikshëm për shoqërinë shqiptare, çështja e shitjes së diplomave. Eshtë rasti i dytë që kalon në Prokurori dhe ne si Komision nuk mund të bëjmë sikur nuk dëgjojmë dhe nuk shikojmë. Të paktën në një rast kohor shumë të shkurtër është një rasti i dytë",