English

FRESSH- incident me policinë mbrëmjen e së martës (VIDEO)

Mbrëmjen e së martës në një prej shesheve më publike në Tiranë, një grup të rinjsh të forumit Eurosocialist në Tiranë, janë përfshirë në një incident me policinë ndërsa ndodheshin në një lagje të kryeqytetit me qëllimin e regjistrimit të të rinjëve në organizatën FRESSH.
Shkak i këtij incidenti që bëri një bujë të madhe pasi dhe zona është e populluar, u bë parkimi i një makine të të rinjve që sipas policisë ishte parkuar gabim.
Ndërkohë Deputetja socialiste Vasilika Hysi është shprehur:
"Është turp që sot në shekullin e 21–të, policia ndalon studentë aktivistë pa bërë asgjë. I kërkoj sot Minstrit të Brendshëm z. Bujar Nishani dhe Drejtorit të Policisë z.Hysni Burgaj, të dalin dhe të distancohen nga veprime të tilla të dhunshme në një shesh kaq të populluar kur ne po bëjmë thjesht rregjistrim qytetarësh. Kërkojmë të hetohen të gjithë oficerët e policisë që kanë marë pjesë sot në aksion nga SHKB-ja apo rrugë penale”


968

KOMENTE