Një djalë 5 vjeç i cili ishte ndarë nga familja e tij për 25 vite, ka gjurmuar nënën e tij të lindjes duke përdorur Google Earth.
Saroo Brierley ishte pesë vjeç kur ai shkoi për të ndihmuar vëllanë e tij nëntë vjeçar i cili punonte në trena në Khandwa, Indi. Por gjatë udhëtimit të tij me tren atë e zuri gjumi brenda në tren dhe u zgjua qindra kilometra larg në Kalkutë. Ai përfundon si një lypës i pastrehë derisa adoptohet nga një australian.
Z. Brierly ishte në gjendje për të gjetur nënën e tij indiane përmes Google Earth duke kërkuar për katër vjet me radhë si dhe duke përdorur kujtimet që ai ende kishte për qytetin në të cilën ai kishte lindur.
Më pas ai udhëton në qytetin e tij për të takuar nënën, ndërsa vëllai i tij u gjend i vdekur një muaj pasi ky kishte humbur.