Arritja e një trupi perfekt nuk do të thotë që ju të shpenzoni pa masë nga llogaria juaj bankare.
Një trup sportiv dhe i përkryer kërkon pak investim, por çdo ditë.
Ky është dhe sekreti që aplikon Rihanna. Harley Pasternak trajneri që ajo ka është i kënaqur me të pasi edhe pse është shumë e zënë me kohën e saj ajo gjithmonë gjen kohën për 25 minuta sport apo gjimnastikë.
Diva e këngës ndjek këtë ritëm ditor sporti.
5 minuta vrapim të lehtë
5 minuta ushtrime për pjesën e sipërme të trupit
5 minuta për belin
5 minuta për këmbët
5 minuta ushtrime çlodhje
Por përveç ushtrimeve dhe një dietë të pasur me proteina, fibra, vitamina.
Nga 3 vakte ha 5 por nga pak.
Në këtë mënyrë ju keni shance t'i lejoni vetes dhe ndonjë shkelje të vogël duke bërë që të keni një trupt rinor gjithmonë.