English

Palestinezi Anuar Rizi vritet në derën e shtëpisë së tij në Tiranë

Orët e para të mëngjesit të sotëm një granatë ka shpërthyer në një shtëpi pranë Ambasadës amerikane. Personi që humbi jetën ishte palestinezi, nënshtetas izraelit, 43-vjeçari Anuar Rizi, i cili punonte si ekonomist në fabrikën e çimentos në Krujë.

Shpërthimi ka ndodhur kur viktima sapo ka hapur derën e jashtme të shtëpisë.

Viktima mori plagë të rënda dhe gjatë transportimit për në spital ai humbi jetën

Dyshimet e para janë në punën që ai bënte dhe policia po heton për konfliktet që mund të ketë firma ku ai punonte.

KOMENTE