English

Secili sipas mundësive dhe shteti për të gjithë, shprehet lideri i PS

Tryeza e Shëndetësisë zbriti në qytetin bregdetar të Durrësit, në një takim të hapur me qytetarët e interesuar pas takimeve me ekspertët.

Në këtë fazë të dytë, diskutimet kaluan në një tjetër rrafsh, ku grupi i punës sqaroi me detaje çfarë Partia Socialiste do të bëjë konkretisht për Shëndetësinë. Deputetë dhe drejtues të grupit të punës për programin kanë treguar se si do ngrihet sistemi shëndetësor që synon PS. Programi i Partisë Socialiste ka objektiv që t’u kthejë dinjitetin shqiptarëve përballë një sistemi shëndetësor të rrënuar. Kjo, vetëm duke e ndryshuar sistemin shëndetësor që nga themeli. Duke folur në një sallë të mbushur plot me njerëz të sistemit të shëndetësisë, por edhe qytetarë të interesuar durrsakë, Edi Rama vuri në dukje dallimin midis dy modeleve atij që ofron PS dhe atij që ofron qeverisja aktuale: “Sistemi sot bazohet në parimin secili për vete dhe Zoti për të gjithë, ndërsa politika jonë është secili sipas mundësive dhe shteti për të gjithë”. Lideri i PS theksoi fort faktin se është pikërisht ky dallimi themelor mes dy modeleve. Rama vlerësoi se modeli që PS u shtron si alternativë sot shqiptarëve është radikalisht i ndryshëm me atë çka ata gjejnë sot në sistemin shëndetësor.

Për Edi Ramën dhe grupin e punës për Shëndetësinë nuk mund të vazhdohet më me këtë model në sistemin shëndetësor i cili ka dështuar dhe për më tepër po kalbet përditë nga korrupsioni kapilar që është shtrirë në çdo qelizë të tij.

KOMENTE