English

5 vjeç dhe fiton mijëra euro (FOTO dhe VIDEO))

Ajo është 5 vjeç por pikturat e saj janë vlerësuar mjaft profesionale.

Aelita Andre, vajza e vogël, nga Melbourne në Australi, ka qenë përshkruar si "artistja më e re profesionale" dhe më pas ka fituar më shumë se 100.000 euro nga pikturat e saj.

Puna e saj është paraqitur tashmë në dy ekspozita dhe është gati për t'u shfaqur e treta në një galeri në Nju Jork muajin e ardhshëm.

Lekët e fituar janë futur në një llogari kursimi nga prindërit e saj me nënë ruse dhe baba australian.

Që e vogël ajo kishte një përqëndrim dhe durim maksimal, jo si fëmijët e tjerë që rrinë pak mbi ngjyra dhe ikin pasi mërziten.

Disa cinikë kanë sugjeruar se puna e vajzës së vogël është ndikuar nga prindërit e saj. Megjithatë, për të kundërshtuar këto pretendime, Michael babai i Aelita e filmoi vajzën e tij në një pikturë në kanavacë nga fillimi në fund dhe e postoi në Youtube.
974

KOMENTE