English

Bluzat e bardha bredhin rrugëve në orar të punës. Ankesa nga qytetarët

Qindra ankesa janë depozituar në urdhërin e infermierit nga qyetarët për pakorrektësinë e infermierëve.
Kjo vihet re jo vetëm në qytetin e Tiranës por por në gjithë vendin. Bluzat e bardha kanë problemet me etikën profesionale, veshjen e vonesat me orare.

Kur pacientët shkojnë, madje në orarin që u kanë thënë mjekët, ata përsëri nuk i gjen atje, a thua se orarin ja lenë për t'i hequr qafe. Por në shumë raste dhe kur i gjen janë duke pirë kafe në orar të punës dhe nëse i shqetëson të shohin gjithë inat a thua se pacienti ka vajtur t'i lutet mjekut.

Në këtë përfundim ka arritur urdhëri i infermierit pas ngritjes së një task force për kontrollet në spitalet e qëndrat shëndetësore.
Sipas Sabri Skënderit, drejtuesi i urdhërit të infermierit për çdo shkelje janë vendosur gjoba që në total shkojnë në 500 gjoba. Urdhëri i infermierit i bën thirrje bluzave të bardha të jenë korrekt me pacientët sepse do të ketë jo vetëm kontrolle por edhe penalitete në rast shkelje të etikës.

KOMENTE