English

EULEX, do të kontrollojë Haradinaj

Ramush Haradinaj Kryetari i AAK-së, sapo ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës.

Turma të mëdha kishin dalë në aeroportin Adem Jashari për të pritur njeriun e mençur dhe të dashur siç e quajnë kosovarët edhe pse partia e tij kishte lajmëruar jo për tubime masive.
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) do të monitorojë përmbushjen e kushteve të lirimit të përkohshëm të Ramush Haradinajt, i cili sot mbërriti në Kosovë, pas lirimit nga Tribunali i Hagës.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Haradinaj, do të duhet të paraqitet një herë në javë në policinë e EULEX-it.
Detyrat që policia e EULEX-it do të kryejë janë: shoqërimi i z. Haradinaj për në dhe nga Aeroporti i Prishtinës, do ta takojë zotin Haradinaj një herë në javë, si dhe do të mbajë dokumentet e udhëtimit të tij”

KOMENTE