Jeni duke punuar dhe mjaft të stresuar. Kini pushimin e drekës dhe pastaj ktheheni në punë përsëri. Dikush me energji të reja dikush më shumë i stresuar.
Zgjidhjet janë nga më të ndryshmet. Në vend që të takoni dikë që e njihni dhe të bëni thashetheme apo të ngarkoni trurin me më shumë stres, shkoni dhe vallëzoni madje dhe duke ngrënë.
Malmo një klub në një nga qytetet e shumta në Suedi, ku vallëzimi në mesditë rastësisht zëvendëson një sanduiç të ngrënë me ngut në një tavolinë ose një udhëtim në palestër.
Organizatorët pohojnë se vallja në mes të ditës rrit produktivitetin e punës në pasdite.
Ju kërceni me njerëz të tjerë dhe ju përqëndroheni në muzikë, ju merrni energji të reja, dhe kur ju ktheheni në punë, ju jeni më krijues dhe më të lumtur.
Ndaj të gjithë menaxherët duhet ta praktikojnë këtë gjë me punonjësit e tyre duke e parë si një alternativë tepër produktive për punën e tyre.