English

Kimikatet në mollë, portokall dhe qepë do shpëtojnë mijëra jetë njerëzish

Kimikatet që gjenden në mollë, portokall dhe qepë mund të parandalojë mpiksjen e gjakut, pohojnë shkencëtarët.
Ata besojnë se në mënyrë rutinë gjendet gjithashtu i pranishëm në çaj të zi dhe të gjelbër - dhe mund të përdoret në trajtimet e ardhshme për tu mbrojtur kundër sulmeve dhe goditjeve të zemrës.

Kërkuesit e Harvardit gjetën se kimikatet ndihmojnë bllokimin e një enzimë potencialisht të rrezikshme të përfshirë në formimin e mpiksjes së gjakut.
Kjo enzimë quhet proteina disulfide isomerase ecila është liruar shumë shpejt, kur është formuar mpiksja e gjakut në arteriet dhe venat.

Hulumtuesit testuan aftësinë e 500-kimikateve për të provuar këtë gjë.
Shkencëtarët publikuan studimin në revistën mjekësore dhe zbuluan se Rutin mund të mbrojë mpiksjen e gjakut që ndodh në arterie dhe vena.
Në të ardhmen ata shpresojnë të përdorin Rutin për të të ndihmuar në zhvillimin e thjeshtë, në trajtimet që mund të përdoren në pacientët në rrezik për sulme në zemër dhe tru.
Profesor Robert Flaumenhaft, tha se Rutin do të jetë anti-trombi më i mirë që do të përdoret.

Ky agjent i vetëm do të trajtojë të dyja llojet e mpiksjeve, atë në vena që janë të pasura me fibrinë dhe arteriet të pasura me trombocite.

Dhe nëse mpiksja ndodh në njërën prej tyre shkaktohet direkt sulmi në zemër, kështu në vend të marrjes së 2 medikamenteve, do të duhet që njerëzit të marrin një, duke bërë që të shpëtohen mijëra jetë njerëzish.

KOMENTE