UNICEF-it nxjerr në pah paaftësinë, apo edhe korrupsionin e zyrtarëve, për dhënien e ndihmës ekonomike, familjeve që vërtet u nevojitet.
Detlef Palm, përfaqësues i UNICEF në Shqipëri thekson:
"Fëmijët janë brezi i ardhshëm. Femijet nuk zhvillohen sa duhet, nëse nuk marrin ushqimin e duhur dhe kur shkojnë në shkollë, më pas paraqesin probleme. Reduktimi i varferisë duhet të nisë me femijët. Ndihma ekonomike që jepet sot për familjet e varfra nuk i ndryshon aspak kushtet ku rriten fëmijët e këtyre familjeve. Ajo nuk i ndihmon të shkojnë në shkollë, të ushqehen siç duhet apo të marrin ndihmën e duhur mjekësore. Për çdo një dollar që ju nuk investoni sot, humbisni 100 milion dollarë në vit, pasi ka femije të kequshyer" Detlef Palm, përfaqësues i UNICEF në Shqipëri.