English

Patatja më shumë vlera ushqyese se bananet, brokoli, arra dhe avokado

Kot nuk thoshin patatja është dhe bukë dhe gjellë.

Një studim i fundit ka treguar se patatet kanë më shumë vlera ushqyese sesa ngrënia banane, brokoli, arra dhe avokado.

Ato janë të mbushura plot me vitamina dhe minerale ushqyese.
Kërkuesit thanë se njerëzit gabojnë po të heqin dorë nga patatet dhe të hanë më shpesh gjërat e shtrenjta ndërkohë që këto janë dhe më të lira.

Patatja ka vitaminë C më shumë se në 3 avokado së bashku.
Studimi tregoi se nëse hani 2 herë patate në ditë ul presionin e gjakut si dhe fëmija duhet të hajë patate pasi ka vlera ushqyese më shumë sesa nga ngrënia e arrave apo farërave të tjera.
Mjeku Sigrid Gibson kreu studimin në mënyrë të pavarur me Këshillin e patates.
Sian Porter, konsulent diete në këshillin e patates tha: "Është e rëndësishme që të ketë një shumëllojshmëri të gjerë të ushqimeve në dietën tuaj, por ndonjëherë njerëzit i nënvlerësojnë të preferuarat e vjetra si patate dhe janë kthyer në ushqime që janë dhe shumë të shtrenjta duke i cilësuar si "super ushqime".

KOMENTE