Kina rënditet vendi me njerëzit më të zgjuar në botë.
Rezultatet vijnë përmes testeve ndërkombëtare të studentëve dhe fëmijëve sipas moshave që zhvillohen në fusha të shkencave matematikore dhe sociale.
Testet PISA - Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve - janë bërë pikë referimi kryesor ndërkombëtar.
Gjetjet tregojnë se Kina ka një sistem arsimor që është shumë herë më i përparuar se vendet perëndimore.
Ndërsa ka pasur interes intensiv në zhvillimin ekonomik dhe politik të Kinës, kjo jep pasqyrë shumë të rëndësishme për të kuptuar se si mësohet gjenerata e ardhshme.
Në Kinë, ideja është shumë thellë e rrënjosur se arsimi është çelësi për të lëvizshmërinë dhe suksesin."
Testimi në Kinë ka përfshirë 3 nivelet, të lartë, të mesëm dhe të dobët. Dhe përsëri rezultatet në të tre nivelet krahasuar me nivelet korresponduese të 70 vendeve të tjera në gjithë botën, kanë dalë shumë më lart.
Rezultatet tregojnë një pamje të një shoqërie të investuar individualisht dhe kolektivisht në arsim.
Në një udhëtim të fundit në një krahinë të dobët në Kinë, u pa se shkollat ishin shpesh ndërtesat më mbresëlënëse ndërsa në perëndim u jepet rëndësi qendrave tregëtare.
Në një pyetje që ju drejtua se pse ju jeni të suksesshëm përgjigjia ishte:
Në perëndim studenti thotë: jam i lindur për matematikë por kam pak talent, kështu do të studioj diçka tjetër.
Në Evropë lidhet me trashëgiminë sociale, çfarë është prindi dhe unë ashtu dua.
Ndërsa në Knë varet nga përpjekjet që ke investuar, dhe kanë sukses nëse kanë studiuar jashtë mase.
Ata marrin përgjegjësi. Ata mund të kapërcejnë pengesat dhe të thonë" unë jam pronari i suksesit tim ', në vend se të fajësojnë veten në atë sistem.