Vendet anëtare të BE-së kanë mbajtur një qëndrim të përbashkët i cili nuk i adresohet vetëm Shqipërisë por edhe për Komisionin Europian, i cili do të hartojë raportin e radhës së progresit duke marrë parasysh "humorin" apo ndjeshmëritë e tyre, pasi pavarësisht asaj që rekomandon Komisioni janë vendet anëtare që vendosin për dhënien ose jo të statusit kandidat.