English

Cila do të jetë zonja e parë e Francës?

Francois Hollande i cili u zgjodh presidenti i ri i Francës po përballet me një tjetër problem.
Cila do të jetë bashkëshortja e tij dhe zonja e parë e Francës?

Ai ka jetuar me Segolene Royal, e cila ishte partnerja e tij për 30 vjet dhe nënë e 4 fëmijëve të tij, por që asnjëherë nuk u martuan.

Ajo ka qënë krahu i djathtë i Hollandes deri në vitin 2007 kur ata u ndanë zyrtarisht.
Valerie Trieweiler është e dashura e re aktuale e Hollandes dhe që ësht 11 vjet më e vogël se ai. Me profesion gazetare ajo është shfaqur gjatë kohëve të fundit me të publikisht madje dhe në festimin e fitores si president.
Royal është shquar si krahu i djathtë që ndihmoi Hollanden nga spastrimi në pushtet.
Ajo gjithashtu ka qënë dhe një prej kandidateve në 2007 për presidente dhe lidhur me këtë pyetje ajo u përgjigj se Franca nuk ishte gati për një presidente femër por që shumë prej ideve të saja u përfshinë në fushatën dhe programin e Hollandes.
"Mësimet janë mësuar" nga humbja në vitin 2007, shtoi ajo, dhe kjo "lejoi fitoren e Hollande.

Pas triumfit zgjedhot të Hollandes mbi Sarkozi të dielën, Royal bëri një fjalim emocional në Bastille de la Place në qendër të Parisit, në të cilën ajo e vendosi veten në qendër të një lëvizjeje të re që ka gllabëruar vendin.

Royal tha: "Faleminderit Populli i Francës! Faleminderit të gjithë. Kjo fitore është e juaja. Dhe ne jemi këtu për ta kthyer këtë fitore në progresin shoqëror dhe njerëzor.
Royal u takua me Hollande, kur ata ishin të dy studentë në Ena, shkolla prestigjioze e diplomomimit për administratorët e ardhshëm të Francës.
Ata kishin një familje të madhe, por kurrë nuk u martuan me të vërtetë, sepse të dy besonin se martesa është një "institucion borgjez".



KOMENTE