English

Gjendet avioni i rrëzuar para 70 vjetësh

Kittyhawk P-40 është përshkruar si 'kapsulë kohe' një avion, i cili u gjet thuajse krejtësisht i ruajtur mirë në rërën e shkretëtirës perëndimore në Egjipt.

Aeroplani u rrëzua nga një pilot britanik Dennis Copping, në shkretëtirën Sahara gjendet sot pas 70 vjetësh. Piloti 24 vjeçar i biri i një dentisti mendohet të ketë shpëtuar por duke qënë shumë larg nga qendrat e banuara ai mund të ketë vdekur rrugës duke ecur.

Asnjë mbetje njerëzore nuk është gjetur, por mendohet se trupi të jetë tretur në një rreze prej 20 milje larg nga avioni.
Pavarësisht ndikimit të rrëzimit, shumica e instrumentave të kabinës së avionit janë të paprekura. Armët dhe municionet ishin edhe ende të paprekur para se të konfiskoheshin nga ushtria egjiptiane për arsye sigurie.

Britania po përpiqet që të tërheqë helikopterin për ta vendosur në muze.
Historianët pretendojnë se ai vend duhet të jetë një var i luftës dhe qeveri të bëjë të mundur të zbulojë gjithçka.

KOMENTE