English

Miniera e Bulqizës një problem i pazgjidhur (VIDEO)

Mjafton të marrësh një kamerr dhe të shkosh në fundjavë për të xhiruar në minierën e Bulqizës. Njerëz që shkojnë e vijnë, të ngarkuar kush më shumë e kush më pak me mineral të nxjerrë me krahë të cilët e shesin duke mbajtur familjet me bukë. Por nuk është kjo zgjidhje e jetës. Situata në Minieren e Bulqizës vazhdon të mbetet e tensionuar dhe problematike për 80 minatorët e zonës D. Prej tetorit të vitit të shkuar puna në këtë galeri u ndërpre pas aksidentit ku humbi jetën një minator dhe u plagosen 8 të tjerë.
Punëtorët që dje, janë duke pritur pasi u është thënë se një firmë Turke do të marrë në knotroll minierën dhe ata janë atje për të biseduar për kushtet para se të fillojnë punën.
980

KOMENTE