Si duket e morën në sysh, është më e mira, ishte komenti i një prej fansave të saj.
Pas mbrëmjes Gala të organizuar në New York, Rihanna ka përfunduar në spital.
Arsyeja, tepër e lodhur dhe ka abuzuar me regjimin e saj ditor.
Kohët e fundit përveç angazhimeve të shumta në punën e saj, ajo ka frekuentuar dhe jetën e natës madje duke pirë alkool dhe duhan deri në orët e para të mëngjesit.
Edhe pse trajneri i saj i ka kërkuar për një rehabilitim ajo qëndron në atë që ka thënë: do bëj atë që më pëlqen.
Por burrime thonë se ajo është një vajzë e vetmuar dhe nuk mund ta heqë mendjen e saj nga ish i dashuri Chris Brown i cili është shprehur se do martohet me të dashurën e tij të re. Kjo gjendje e shtyn atë të pijë dhe të qëndrojë natën vonë nëpër lokale.
Megjithatë pas një qëndrimi të shkurtër në spital ajo ka fluturuar përsëri në Los Anxhelos në shtëpinë e saj.