English

Shqipëria futet në rrugën e pelegrinazhit nga Vatikani

Vatikani ka futur edhe Shqipërinë në rrugën e pelegrinazhit. Ka nisur në këtë mënyrë të zbatohet marrëveshja e firmosur në Vatikan një vit më parë me “Opera Romana Pellegrinaggi” (ORP) të Vatikanit. Marrëveshja ishte një iniciativë e Ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe një arritje e diplomacisë shqiptare.

Tour-et e para turistike në Shqipëri mund të realizohen brenda vitit, nderkohe itinerarët turistikë shqiptarë janë publikuar për herë të parë në katalogët e ORP-së. Per këtë qëllim është nisur puna për ndërtimin e hartës turistike dixhitale e cila me përfundimin e saj do të përfshihet në itineraret turistike ndërkombëtare.

Në marrëveshje është parashikuar ngritja e strukturave pritëse turistike. Së shpejti do të fillojë puna për hartimin e përbashkët të projekt-buxheteve për ngritjen e këtyre strukturave pritëse për turistët. Ky pelegrinazh do të ndihmojë në vlerësimin e qendrave dhe vendeve me vlerë fetare apo kulturore si dhe në promovimin e turizmit shqiptar ne bote.

KOMENTE