Në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen 20 vjeçarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, ndërkohë me urgjencë në spital ka shkuar shoferi i makinës që është plagosur dhe ai rëndë.
Makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.
Policia po heton mbi shkaqet e aksidentit që çoji në vdekjen tragjike të 20 vjeçares.