English

4 vjeçari rrëzohet 20 herë në ditë. Shkaku nuk dihet

Sëmundjet nuk kanë fund. Shkqet nga më të ndryshmet që gjenden dhe nuk gjenden.

Një prej tyre është dhe nëna e tre fëmijëve Claire Dinnen, e cila përveç jetës normale që kanë fëmijët, ajo po përballet me një problem të djalit të saj 4 vjeçar i cili simptomat e para i dha qëkur ishte 2 vjeç.

Frankie 4 vjeçar është si gjithë të tjerët por në vend që të ecë ai do të rrëzohet madje duke përplasur kokën. Ai e bën në mënyrë të përsëritur rreth 20 herë në ditë.
Ajo është tepër e shqetësuar pasi nuk ka lënë cep të kokës dhe trupit pa u vrarë.

Por po aq e shqetësuar është pasi mjekët nuk e gjejnë nga se shkaktohet duke detyruar atë të lidhë djalin në karrocë sa herë që del përjashta.

Ata e diagnostikuan vetëm se ka tonifikim të ulët të muskujve, kusht që i bën muskujt e tij të ngurtë dhe mungesë qëndrueshmërie.

Por për të gjetur shkakun që shkakton këtë gjë pritet që të bëjë analiza pa fund, pasi ai do të shkojë në shkollë dhe është një rrezik i madh, pasi asnjë nuk e merr pergjegjësinë për ta mbrojtur atë.

KOMENTE