English

Arben Rakipi: Antikushtetuese hetimi i EULEX

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin për lejimin e hetimeve të EULEX-it në Shqipëri. Po për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Arben Rakipin, ligji për lejimin e hetimeve të EULEX-it në Shqipëri, për të verifikuar akuzat e Dick Marty-t, ka zgjidhur vetëm një situatë politike, për kompetencat dhe privilegjet që i ka dhënë një autoriteti të huaj.
Për top-channel ai është shprehur: "Them se ka zgjidhur situatë politike, duke e marrë në tërësi, si tek kompetencat, privilegjet, mënyrën e komunikimit të autoritetit të huaj, ashtu deri tek një mungesë totale reciprociteti, kur vjen fjala për situata të ngjashme, të cilat shqiptarët mund t'i kenë patur në jetët ose kurrizin e tyre. Gjëmat që ata kanë vuajtur gjatë këtyre viteve dhe kërkush nuk është kujdesur që të bëjë një ligj të ngjashëm, në mënyrë që t'i lejojë shqiptarëve për të verifikuar çfarë ka ngjarë me ta"
Ndiqni videon për problemet që sjell ky ligh mbi autoritetin e institucioneve tona.
987

KOMENTE