Dashuria Romeo dhe Zhuljeta midis 2 të rinjve nga universiteti "Aleksandër Moisiu" ka përfundur tragjikisht ku pas vdekjes së njërit i ka dhënë fund dhe tjetri.
E vetëvarur pranë një peme në zonën kodrinore të qytetit, pranë ish-parkut të qytetit, rreth 50 metra larg Vilës së Zogut është gjetur e vetëvarur me një letër pranë ku shpjegonte arsyet e vetevrasjes, 20-vjecarja Manushaqe Margjeka, nga Bujani i Tropojes, me banim ne Durrës.
Studentja deklaronte se jetën e saj ia dedikonte Cengës dhe se pas fundit të tij, asgjë për të nuk kishte më kuptim.
Vvdekja e 22-vjeçarit Cenga nga rrethi i Elbasanit, mbetet akoma mister, i cili sipas hetimeve dhe dëshmive të familjarëve dhe shoqërisë lidhur dhe me studimet, nuk rezulton të ketë pasur motive të forta, që e kanë cuar drejt këtij akti të rëndë.