Kryetarja e Kuvendit ishte e ftuar në çeljen e ekspozitës së piktorit të njohur Gjovalin Paci, në Muzeun Kombëtar. E titulluar “Jetë e humbun”, ekspozita e piktori Paci frymëzohet nga kujtimet e dhimbshme të intelektualit erudit Ejëll Coba, i cili vuajti shumë vite në gulagët e burgjeve komuniste.
Mbi 100 punime të teknikave të ndryshme, vijnë me simbolikë të fortë mes penelatave të zbehta të Pacit, për të përcjellë dhimbjen, vuajtjen e individit, të njerëzve dhe të gjithë shoqërisë në diktaturë.
I nxitur nga idetë, filozofia dhe misioni i mundimshëm i Ejëllit dhe plejadës së tërë intelektualëve shqiptarë, të persekutuar gjatë diktaturës, vijnë në kompozimet, instalacionet e piktorit si elementë të memories kolektive.
Gjatë bashkëbisedimit me autorin e ekspozitës dhe Kryetaren e Kuvendit, shkrimtari dhe kritiku i artit Zija Çela u shpreh se, “ i pëlqen morali i pikturave, sepse në punimet e Pacit nuk ka të fshehur asgjë”.
Kryetarja e Kuvendit tha se kjo ekspozitë përcjelll një të vërtetë të madhe:” ka njerëz të gjallë që janë të vdekur dhe të vdekur që mbeten gjithmonë të gjallë.