English

Gëzim Keçi vdes pas përplasjes nga makina në Tiranë

Aksident me pasojë vdekjen dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur pranë shkollës së Bashkuar në Tiranë mesditën e sotme.

Makina ka përplasur për vdekje shitësin ambulant 59-vjeçarin Gëzim Keçi si dhe 3 të rinjtë Pajtim Shanaj 22 vjeç, Anton Talanishi 19 vjeç dhe Armand Tujani, 17 vjeç janë plagosur dhe kanë përfunduar në spital.

Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e çështjes mbi aksidentin e bërë nga Fuoristrada e cila përfundoi duke u përplasur më pas me pemën.

KOMENTE