Kriza që pushtoi Greqinë vitet e fundit dhe finalizimi i saj këtë vit ka sjellë mjaft probleme në jetën shoqërore.
Dhe një nga problemet më madhore që sot po përballet Greqia është dhe shitja e fëmijëve për një jetë më të mirë.
Kriza e pashmangshme ka detyruar shumë nëna të shesin fëmijët e tyre apo t'i lenë në qendra sociale të kujdesit, pasi ato nuk mund të përballojnë jetën dhe kushtet që duhen për rritjen e fëmijës.
Çfarë dhimbje të largosh fëmijën nga gjoksi i një nëne. Nuk është e lehtë, nuk mund të gjykosh asnjë, vetm ajo që largon fëmijët, vetëm ajo mund të përshkruajë atë që ndien.
Përgjigjia është e qartë. "Për një jetë më të mirë, dua që ata të rriten jo me barkun bosh" shprehet një nënë 30 vjeçare e cila çdo fundjave përshkon km të tërë për të parë të tre fëmijët e saj të lënë në një qendër bamirësie mjekësore të ngritur në Athinë.
Ajo është e gëzuar kur shkon por tepër e trishtuar kur largohet dhe aq më tepër kur dëgjon nga goja e tyre- nënë na merr me vete. Por ajo shprehet se ndihet mjaft keq, por kam bërë më të mirën për ta.
Shumë çifte të tjera i kanë dhënë fëmijët, për birësim nga të tjera që s'kanë patur fëmijë, nga shtete të tjera. Por ka dhe raste nga më ekstremet ku fëmijët janë shitur për një copë bukë.
Këto gjëra në Greqi po shtohen përditë pasi gjendja po bëhet e pashmangshme dhe pa e përballueshme.
Këto gjëra të tilla