Vera po vjen dhe për të gjithë ata që planifikojnë të shkojnë me pushime në Britani, i këshillojmë të mos marrin mundimin për të blerë sidomos veshje të firmave më me emër.
Britania po përballet me çmime më të larta se vendet e tjera në Europë dhe shumë herë më të larta se sa në perëndim për të njëjtën markë veshjesh.
Konkluzioni del i sigurt nga tregëtarët e shitjeve me pakicë në Britani.
Zara, Mango, H&M, veshje të tjera nga kompani me emër kanë çmime të larta krahasuar madje dhe me vendet fqinje.
Për shembull, një fustan Zara, në shitje për 49.20 euro në Spanjë, e gjen me kosto të 69,99 euro në Mbretërinë e Bashkuar, një diferencë prej 20.79 euro.
Në SHBA i njëjti artikull ishte më shumë se 11 për qind më lirë se në Britani të Madhe, në 61.90 euro.
Prandaj para se të blini shikoni çmimet në internet dhe pastaj dilni për të bërë pazar në Britani.